Ndez hashash në skenë, Policia e Kosovës ia mësyn ta arrestojë Action Bronson!

By

Reperi i famshem me origjinë shqiptare, Action Bronson, ka ndezur hashash gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill”.

Siç merr vesh Prive, gjatë interpretimit ai ka tymosur hashash dhe Policia e Kosovës është ngjitur në skenë për ta arrestuar.

Pjesëtarë të policisë speciale, kanë bërë gjëmën në pjesën ku është vendosur skena, megjithatë për shkak të tollovisë së shkaktuar, ende nuk dihet nëse Broson është arrestuar apo jo. Prive merr vesh po ashtu, se në këtë mes është parë edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm