Ndërron jetë njëra nga balerinat e para të Kosovës

By

Ka ndërruar jetë një nga balerinat e gjeneratës së parë të Kosovës, Esma Mulla.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në Facebook.

Kjo ministri tutje ka bërë të qartë se kemi humbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

Ka vdekur Esma Mulla, balerina e gjeneratës së parë në Kosovë - Gazeta  Express

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin”, “Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi

Ngushëllime familjes së Esma Mullës, miqve dhe komunitetit artistik!”, shkruhet në postimin e plotëtë MKRS-së. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm