Muzikës së lehtë shqiptare nga kjo ditë do t’i mungojë një nga margaritarët e saj.
Në moshën 62 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari dhe tekstshkruesi Irfan Blakçori i cili po trajtohej për një sëmundje në Bruksel – detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur në Facebook miqtë e tij.
Blakçori bëri publikun për vete me zërin unik dhe tekstet e bukura që shkruante.
Ndër këngët e tij më të njohura të tij ishin “Zogu i plagosur”, “Antigona”, “Flokëzeza” e shumë të tjera. /Prive.al