Bateristi i Foo Fighters, Taylor Hawkins, kishte 10 substanca të ndryshme në trupin e tij kur u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Bogota, Kolumbi, të premten, sipas një raporti paraprak nga Prokuroria e Përgjithshme e Kolumbisë, pasi kreu “një ekzaminim fillestar mjeko-ligjor”.
Testi toksikologjik i urinës tregoi praninë e “THX (Marihuanë), antidepresantëve triciklikë, benzodiazepinave dhe opioideve, ndër të tjera”, thuhet në një deklaratë nga zyra.
Me anë të një postimi në “Twitter” nga zyra e prokurorit të përgjithshëm u tha se Hawkins kishte një ‘koktej’ drogërash në sistemin e tij duke përfshirë: THC (marijuanë), ilaçe kundër depresionit (triciklik), benzodiazepinat dhe opioidet.
“Për studimin fillestar mjeko-ligjor të trupit të Taylor Hawkins, bateristi i grupit ‘Foo Fighters’, i cili vdiq dje në një hotel në veri të Bogotas, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi:
Në testin toksikologjik të urinës, të kryer në trupin e Taylor Hawkins, u gjetën paraprakisht 10 lloje substancash, duke përfshirë: THC (marijuanë), antidepresivë triciklikë, benzodiazepina dhe opioidë.
Instituti Kombëtar i Mjekësisë Ligjore vijon studimet mjekësore për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që çuan në vdekjen e Taylor Hawkins. Zyra e Prokurorit të Kombit do të vazhdojë hetimin dhe do të raportojë rezultatet e marra në kuadër në kohën e duhur”, shkruhej në deklaratë.