Për kontributin e tij në muzikë, për vlerat artistike që përfaqëson dhe për shpirtin human, iu nda një çmim me një emër të madh e heroik.
Këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, nga Komuna e Deçanit, respektivisht nga kryetari Rasim Selmanaj, i është dhënë dekorata “Shkëlzen Haradinaj”, i është dhënë ky çmim, po ashtu edhe për arsyen se ka përkrahur fushatën “Me Ramushun”.
Komuna e Deçanit, kohë më parë të njëjtën dekoratë i pati dhënë edhe reperit Gold AG, pasi ky i fundit u kishte kushtuar këngë Luan e Shkëlzen Haradinajt.
Dekoratën ku ceken arsyet se pse Meda është emri që duhet vënë në të, e ka publikuar vet këngëtari në profilin e tij në Instagram, duke u ndjerë i nderuar.
“Këngëtarit të mirënjohur shqiptar, artistit që përveç vlerave të muzikës, përfaqëson njeriun e vërtetë human”, thuhet në rreshtat e parë të këtij çmimi. /Prive.al