Ndarje, ribashkim, ndarje, ribashkim: Kjo është e reja e fundit nga jeta private e Majkit

By

U nda, u rikthye, u nda sërish, planifikon të bëhet bashkë

Drama të tilla e kanë përcjellur vazhdimisht në vitet e fundit këngëtarin Majk i cili ka qenë në fokus me jetën e tij private.

Një relacion me ulje ngritje ishte ai me Majlindën teksa historia është përsëritur edhe tek romanca e re.

Rreth dy javë më parë, Prive zbuloi në rubrikën ‘E vërtetë, e pavërtetë’ se Majki është ndarë nga e dashura e re.

Më pas, çifti u rikthye dhe në portale qarkulloi në fotografi e re e përbashkët. Por, Majki nga e Premta është sërish single!

Këtë këngëtari e ka konfirmuar në rrethin e tij të miqve dhe fansave.

Se a përbën kjo ndarje vendimin definitiv apo do e kemi një tjetër ribashkim, kjo mbetet të shihet me kohën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm