Ndahen përfundimisht Ariana Grande dhe Dalton Gomez

By

Ariana Grande dhe ish-bashkëshorti i saj, Dalton Gomez janë divorcuar zyrtarisht.

Lajmi u bë publik të martën.

Këngëtarja 30-vjeçare dhe ish-burri i saj 28-vjeçar, u ndan më shumë se një vit më parë, transmeton Klankosova.tv.

Grande dhe Gomez u martuan në një ceremoni private në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni, më 15 maj të vitit 2021. Para fejesës së tyre në atë kohë, çifti kishte qenë shumë privat në lidhje me marrëdhënien e tyre, me Grande që ndante vetëm disa imazhe të Gomez në rrjete sociale.

Sipas People, çifti ishte në lidhje që nga janari i vitit 2020. Grande dhe Gomez gjithashtu u karantinuan së bashku gjatë pandemisë COVID-19.

Artikuj të ngjashëm