Ka ndërruar jetë sot, por vepra që Leze Qena la pas do të jetojë përgjithmonë.
Aktorja Leza Qena ishte një prej personazheve më pozitive të ekranit shqiptar që gjithmonë reflektonte pozitivitet.
Ndarja nga jeta e Lezes ka krijuar shumë dhimbje sot për të gjithë popullin, e sidomos ata që e njohën nga afër.
Aktori Naser Rafuna, përmes një postimi të gjatë, kujtoi disa momente të bukura që ka kaluar me aktoren, e po ashtu edhe çka i tha në bisedën e fundit telefonike që e patën dyshja.
“Leze Qena na paska lanë…Zot i Madh, ai momenti kur qan si fëmijë…gati 6 vjet bashkë në serialin “ Çka Ka Shpija..!?” E askush në ekip nuk kishte energjinë e saj, dashurinë e madhe si ajo…ishte shpirti ma i madhi që e kam taku. E falemnderoj shumë për krejt ndejat bashkë me llaf e muhabet e që më ka konsideru si fëmijë të saj eeiii…ska pas sekret asgjë ndaj meje, çkado më ka kallxu….”Djali jem m’ke pshtu me këtë rrogë në këtë projekt” – m’thojke e ish ne gjendje krejt rrogën për një natë me e lanë me të qerrosne në tavolinë për shoqërinë se ishte dhe mbetet e madhe…shumë e madhe. Vdiq sot njeriu qe ska pasë si ajo, e me dëshpërimin të më madh e me knaqësinë poashtu të madhe që e njoha,i them ngushëllime familjes dhe komunitetit artistik. Ka qenë dhe mbetet për lakmi…do ta kujtojmë si personin më të mirin që kam njoftë në komunitet artistik dosido por si personin e tillë që flet shqip. Ka me m’mungu shumë kur më shajke me nanë hahaha…lot.
“Ah bre djali jem…t’kisha me shku se boll ma…me mujt në gjumë e mos mu qu…leze leze…a Lezja, shkoj për atë dyje hahahaha…qeshtu kisha pasë qef me dekë”. – thojke edhe ky ke muhabeti i fundit me te ne telefon.
Ngushëllime”