Aktori Naser Rafuna ka fituar një betejë të rëndësishme gjyqësore.
Ai ishte paditur nga televizioni publik i cili në lëndën ndaj gjykatës komerciale të Republikës ka kërkuar ndalimin e transmetimit të serialit “Çka ka shpija” në ekranin e Klan Kosova. Kjo, me pretekstin absurd se seriali ishte prodhim i RTK-së, përkundër se nga dita e parë e transmetimit të këtij seriali, dihet ideatori dhe autori i tij.
Duke publikuar vendimin e gjykatës që refuzon si të pabazuar kërkesën e RTK-së, ai është shprehur:
“GJYKATA KOMERCIALE në Prishtinë ua RRËZOJ PRETENDIMET dhe UA HODHI POSHTË KËRKESËPADINË RTK, kërkesëpadi kjo që , përveq se për mua ishte absurde dhe e çuditshme e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës, ku me provat e mija të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, AUTORI I serialit ‘ Cka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhepse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë”.
Postimi i plotë i aktorit të njohur vjen në vijim. /Prive.al