Do të jetë krah Oltit në BBVK, çfarë thotë Afërdita për të?

By

Ikona e bukurisë, Afërdita Paqarada do jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.

Në sezonin e parë të formatit që nisë me datë 5 dhjetor në Klan Kosova dhe ArtMotion, Paqarada vjen në një rol të ri për të, atë të opinionistes.

Paraqada në këtë rol të ri përkrah do e këtë opinionistin e bërë publik prej kohësh, Olti Currin.

Mbi Oltin, ajo u pyet së fundmi në një intervistë për Prive. Tashmë kolegun e saj në pozitën e re, zgjodhi ta quajë “artist të fjalës”.

Se si do funksionojnë si dyshe në rolin e opinionstëve, do e shohim me datë 5 dhjetor.

Numërimi prapa ka filluar! Mezi po presim dhe ne, ashtu si ju! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm