Këngëtarja e famshme amerikane Jessica Simpson, po shkëlqen nga nuri i shtatzënisë.
Simpson ka publikuar imazhin e parë të sajin, ku ka treguar barkun e fryrë pasi që po pret fëmijë me bashkëshortin e saj Eric Johnson.
Artistja deri më tani e kishte mbajtur të fshehur shtatzëninë e saj, duke mos rrëfyer se po bëhej nënë për të tretën herë.
Ajo ka publikuar në instagram një fotografi me një fustan shumë ngjyrës, derisa duart po i mbante rreth belit, duke treguar barkun e fryrë. /Prive.al