Përkundër se tashmë është bërë një kohë prej kur Adelina Tahiri ka zyrtarizuar romancën me burrin e saj maqedonas, kohë pas kohe nuk mungojnë reagimet në rrjete sociale në lidhje me këtë detaj.
Ndjekës, kryesisht të fshehur nën petkun e profileve të rreme ofendojnë këngëtaren si sot kur njëri prej komentuesve është shprehur se ‘është plakur para kohe sepse ka marrë hijen e plakut’ duke vazhduar me ofendime të tjera.
Kaq ka mjaftuar që të ketë një përgjigje edhe nga Adelina.
Këngëtarja mes tjerash e ka kthyer ofendimin me të njejtën monedhë duke degraduar edhe në fjalor.
Më poshtë komunikimi mes Adelinës dhe ndjekësit që e ofendon. /Prive.al