Agron Llakaj rikthehet i përlotur në Top Channel

By

Një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar, Agron Llakaj është “rikthyer” në Top Channel, por këtë herë si një i ftuar special në emisionin e Arbana Osmanit ‘Dua të të bëj të lumtur’.

Agroni do të surprizonte mbesën e tij Nailen, por në fakt emocionet më të forta duket se i ka përjetuar vetë Agroni., me një surprizë tjetër enkas për të.

Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj. Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.

Agroni i përlotur iu drejtua mbesës, duke i thënë “Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”.

Artikuj të ngjashëm