Në opinion ai njihet më së miri si i dashuri i dikurshëm i këngëtares Genta Ismajli.
Muzikanti i njohur Milot Binaku, pas një lidhjeje të gjatë, pa kaluar shumë kohë konsolidoi një tjetër lidhje me Vjosa Shehun.
Me bukuroshen, ai edhe u fejua rreth nëntë muaj më parë. Pas fejesës, duke mos humbur shumë kohë, dyshja i ka lënë rendin martesës.
Prive mëson nga burime të sigurta se Miloti sonte po i jep fund beqarisë në një ceremoni që po organizohet në një prej hoteleve të mëdha të kryeqytetit.
Këngëtarë të ndryshëm, kolegë të Milotit do të kujdesen për atmosferën që pritet të jetë fantastike.
Ndryshe, Miloti dhe Vjosa lidhjen e bënë publike në muajin Prill të vitit të kaluar. /PRIVE.AL/