Mungesa e S4MM në rrjete sociale: Nuk kam qenë rehat…

By

S4MM ka treguar arsyen e mos aktivitetit në rrjete sociale dhe në muzikë.

Reperi nga Tetova nuk ka publikuar projekte të reja tash e disa muaj, pas suksesit me albumin e tij.

Por, ai tha se nuk ka qenë rehat dhe se nuk ka qenë i motivuar për të punuar.

“Arsyeja që s’kom qit kong e sjom kon aktiv osht: Sjom ni rahat me do sene e nashtaqajo mka bo me nejt në heshtje edhe mos me kon i motivum me punu. Do të kthehem së shpejti”, ka shkruar ai.

Ndryshe, reperi i ka dhënë fund beqarisë gjatë muajve të verës pasi u fejua me vajzën me emrin Filis./Prive.al

Artikuj të ngjashëm