Muaji i Krenarisë: Tuna do të parakalojë në paradën e LGBTI

By

Tuna tashmë e një kohë të gjatë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Këngëtarja ka pauzuar nga muzika, për t’iu përkushtuar të dy djemve të saj Tian dhe Zen.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtarja na ka lajmëruar se do të mbështesë paradën e krenarisë, të organizuar nga komuniteti ‘LGBTI’ në Shkup.

Ndërsa në foton tjetër, shihej Tuna e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i punuar nga dizejnatori Valdrin Sahiti me mbishkrimin “Dashuria fiton”.

“Skopje Pride”, organizohet sot në Parkun Gruaja Luftëtare në Shkup.

Muaji i Krenarisë festohet çdo vit në muajin qershor, për të nderuar demonstratat e Stonewall në Manhattan në vitin 1969. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm