MTV VMA: Rita Ora nikoqire, por a do flasë me Dua Lipën sonte?

By

Ishte shtatori i këtij viti kur u kumtua lajmi se këngëtarja me famë botërore e prejardhje shqiptare Rita Ora, do ishte nikoqire e këtij edicioni të ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Music Awards.

Vet Rita, kishte thënë se që e vogël e ka ndjekur këtë spektakël që mbledh në një vend artistët më të mëdhenj të momentit, duke i bërë të garojnë me njëri tjetrin për çmime të rëndësishme.

Image result for dua lipa dhe rita ora

Përveç se nikoqire, Rita është edhe e dominuar për një çmim në kategorinë “Best Look”. E këtu s’është e vetme.

Konkurrencë edhe madje të fortë, këngëtares Ora i bën bashkëvendësja e saj, Dua Lipa. Këngëtaret me prejardhje shqiptare janë të nominuara në të njëjtën kategori, bashkë me Taylor Swift, Harry Styles e Zayn Malik.

Dua u shfaq në skenë pak më vonë se Rita Ora, ndërsa ka arritur të bëjë emër me muzikën e saj nëpër botë, e madje në këngët e reja, të jetë më e klikuar se vet rita që dikur ishte edhe pjesë e labelit “Roc Nation”, të të famshmit Jay Z.

Këngëtaret, ndonëse kanë të njëjtën gjenezë familjare, nuk i folën kurrë njëra tjetrës.

Madje, Rita është parë me Bebe Rexhën, por me Dua Lipën asnjëherë, edhepse që të dyja janë me rezidencë në Londër.

Por sonte si nikoqire, athua do t’i flasë Rita Duas? Kjo mbetet të shihet me të filluar spektakli, ndërsa deri më tani, as ato të dyja, nuk janë parë as duke e komentuar njëra tjetrën.

Po ashtu, edhe në profilet e tyre në Instagram, faqet i ke të thata, ngase nuk kanë bërë sic bëjnë zakonisht: të mbushin Instagramin me video e fotografi nga “llok-u” i tyre para çdo eventi të rëndësishëm. /Prive.al

Image result for dua lipa dhe rita ora

Artikuj të ngjashëm