Mozziku ka dhuruar 20 mijë euro për familjet e prekura nga vërshimet, mbrëmë gjatë organizimit për mbledhjen e fondeve në ndihmë të qytetarëve.
Reperi i famshëm theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.
Veç Mozzikut, në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe shumë të famshëm të tjerë të cilët i janë përgjigjur telefonatave live.
Disa prej tyre ishin: Leonora Jakupi, Mozzik, Mc Kresha, Lyrical Son, Remzije Osmani, Hekuran Krasniqi, Ana Kabashi, Fatos Kryeziu, Osman Azemi etj.
Ndryshe, në këtë mbrëmje e cila u transmetua live u mblodhën rreth 500 mijë euro.