Mozzik vendos cila do të jetë kënga e radhës dhe e ndanë me fansat

By

Pak javë më parë, Mozzik dhe e dashura e tij Loredana, u bashkuan për një këngë të cilës ia bashkëngjitën edhe videoklipin.

Menjëherë pas publikimit, projekti ‘Bonnie & Clyde’ u bë hit dhe arriti miliona klikime në youtube për shumë pak ditë, dhe jo vetëm.

Kjo këngë arriti të jetë në vendin e parë nëpër top listat gjermane, pasi pjesa e Loredanës dhe pak e Mozzikut, është në gjuhën gjermane.

Megjithatë, reperi ferizajas nuk do që të vonojë shumë dhe ka menduar për projektin e radhës.

Para pak muajsh, Mozzik publikoi një video ku dëgjohej duke kënduar një këngë të re por shumë shkurt.

Këtë video e rikthej prapë por kësaj radhe në instastory për t’i pyetur fansat nëse do donin që të ishte kënga e radhës.

Rezultati ishte 100% PO.

Reperi nuk tregoi detaje të tjera, megjithatë na dha lajmin se kjo këngë e cila nuk ka akoma titull, do të jetë e radhës.

Kujtojmë që ai dhe Loredana pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm