Këngët që kanë tekset e tij shpeshherë vulosen si hite të pakontestueshme. Mozzik prej debutimit në skenë njihet për talentin në të shkruar.
E duket se kjo e ka bërë reperin të ndihet si mjeshtër i fjalës. Në një foto të postuar në Instagram ai ka bërë krahasim interesant duke e quajtur veten si Dritëro Agollin i riu.
Kujtojmë se dy këngët e radhës që Mozzik i ka në plane janë ‘Qa je ti’ dhe dueti me vëllaun Getinjon i titulluar ‘Toni Montana’ /Prive.al/