Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, që shkaktoi një situatë të tensionuar politike për tri vjet me radhë, ka gëzuar jo pak kosovarë.
Saga e Demarkacionit përfundoi dhe shpresa u shtua për liberalizim vizash, meqë ratifikimi i tij qe njëri ndër kushtet e Bashkimit Europian për lëvizje të lirë.
Në mesin e qytetarëve të lumtur për këtë fakt, është edhe reperi Mozzik, i cili e ka manifestuar gëzimin me veprimin më të çuditshëm ndonjëherë.
Se çfarë ndodhi e tek ndodhi është e pashpjegueshme!
Mozzik pasi thotë frazën “urime demakracioni’ (duke mos e shqiptar me saktësi fjalën), i thyen vetes një vezë për koke!
Se cila ishte simbolika e vezës së thyer në kokë, është krejtësisht e paqartë! /Prive.al