Mozzik për Labin: Ai me të cilin qeshët po ua kthen të qeshurën familjeve të sëmurëve

By

Mozzik pati fjalë të mëdha për deputetin/këngëtarin Labinot Tahiri.

Ai hyri në Instagram për të postuar një fotografi ku Labi shihet me një vajzë të cilën e mori përsipër për ta shëruar bashkë me donatorë të shumtë që dhuruan para për shërimin e saj.

Labi e dërgoi personalisht vajzën në Maqedoni, pasi në një spital atje u operua.

Mozzik mori një fotografi të Labit me vajzën në fjalë dhe tha se ai me të cilin dikur kanë qeshur po ua kthen të qeshurat familjeve të sëmurëve.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plot të reperit./Prive.al

Artikuj të ngjashëm