Masat e reja të qeverisë në tentim për të frenuar përhapjen e virusit SARS-CoV-2 kanë riaktivizuar këngëtarin Labinot Tahiri.
Për nesër, ai ka paralajmëruar një protestë nga ora 11:00 në Ferizaj.
Kësaj radhe, ndryshe nga herët paraprake kur kolegët nuk kanë qenë të zëshëm në përkrahje, Labi ka pas vetes edhe të tjerë.
Reperi Mozzik përmes një postimi ka bërë të ditur se nesër do jetë në protestë sipas orës së paraparë. /Prive.al