Mozzik ka një dhuratë për fansat e tij këtë 14 shkurt

By

Nisi këtë vit duke thyer rekorde në diskografinë shqiptare, duke bashkëpunuar me Tayna për projektin “Edhe ti” – këngë e cila për vetëm 5 ditë ka mbledhur më se 7 milionë klikime.

E Mozziku nuk e ka ndërmend të ndalet duke e sprovuar veten në një gjuhe tjetër.

Më 24 dhjetor Prive pati raportuar se reperi po përgatitet për një projekt të ri i cili do të jetë i tëri në gjuhën gjermane dhe do të titullohet “Auf Wiedersehen” (në shqip: “Lamtumirë”).

Në llogarinë e tij në Instagram ai shkrun se po përgatit një projekt të ri.

Reperi shkruan se më në fund pas shumë kërkesave ka gati një projekt i tëri në gjuhën gjermane dhe se momentalisht po punon për videoklipin e këngës.

Videoklipi do të jetë i gjatë plot pesë minuta dhe se data zyrtare kur do të publikohet është më 14 shkurt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm