Vetëm dy javë, ende pa i shijuar mirë sukseset e këngës “Bonnie and Clyde” që publikoi me partneren e tij Loredana Zefin, reperi i famshëm Mozzik dha një tjetër lajm.
Reperi ka deklaruar se do të sjellë bashkëpunimin e radhës në vetëm pak ditë.
Dhe kënga e tij e re, vjen në duet me reperin tjetër, vëllain e tij Getinjon. Kohë më parë dyshja u prezantuan të shkëputur nga kompania ku nisën karrierën e tani kanë themeluar kompaninë e tyre “2 Euro Music”.
Mozzik ka treguar se do të lansojë këngën me të vëllain me 19-të tetor, e kënga ka një titull në gjuhën spanjolle “Para Siempre” që në shqip do të thotë “Përgjithmonë”. /Prive.al