Prive javë më parë zbuloi se Loredana do të vijë me një dokumentar për jetën e saj.
E nuk ka vonuar shumë deri në konfirmimin e këtij zhvillimi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja ka ndarë promon e dokumentarit për të cilin shprehet:
“Thjesht nuk është e mundur të shpjegosh dy vitet e fundit në një intervistë, por t’i përshkruash ato me fotografi mundesh.
Këtu është përmbledhje për dokumentarin tim me katër pjesë që kam xhiruar me Spotify për më shumë se 1 vit. Shumë mendojnë se udhëtimi im tashmë ka mbaruar, por sapo ka filluar” – shprehet Loredana.
Çfarë ka marrë vëmendje është fakti se në sekuenca, Mozzik shihet i përlotur në këtë dokumentar. /Prive.al
View this post on Instagram