Mozzik, gati gjysmë milioni shikime për vetëm 48 orë

By

Të premten mbrëma, Mozzik lançoi këngën e tij të re, më heret nga kur e kishte planifikuar.

E ‘Dhezu’ siç paralajmëroi Prive, po rezulton të jetë një sukses i madh për reperin.

Për më pak se 48 orë nga publikimi, kënga është në rrugë për të mbledhur gjysmë milioni shikime në Youtube duke shënuar rekord që nuk kapet lehtë nga artistët brenda një periudhe kaq të shkurtër.

Kujtojmë se ky projekt solo erdhi për Mozzik pas dy bashkëpunimeve, me Kidën dhe Xhensilën që gjithashtu ishin ndër hitet e verës që lamë pas. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm