Adelina Ismajli iu kthye mbrëmë skenës: Komenti i Dafina Zeqirit është epik! (FOTO)

By

Këngëtarja kosovare, e cilësuar si divë e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, mbrëmë iu kthye skenës dhe madje e pushtoi atë.

Ismaili ka performuar në Gjilan, në fushatën elektorale të kandidatit të Lidhjes Demokratike, Lutfi Hazirit, për kryetar të asaj komune.

Ismaili si gjithnjë po shkëlqente në skenë, me një xhaketë të zezë lëkure të tipit motoçiklistëve, ndërsa për grimin e flokët e saj, Ishin kujdesur Sellma Kasumoviq e Kaci Lleshi.

E në një fotografi që Kaci ka publikuar në Instagram, e heshtur para bukurisë së Adelinës nuk ka qëndruar Dafina Zeqiri, e cila në mesin e këngëtareve kolege të Ismailit, njihet si fanse e saja.

“Legjendë”, ka shkruar Dafina, dhe kjo është një fjalë që zakonisht kolegët e fansat e Adelinës, e zgjedhin për ta përshkruar atë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm