Mozzik fillon vitin i shtrirë në spital

By

Mozzik si duket këtij viti nuk ja nisi me shëndet të plotë, meqenëse përmes llogarisë së tij në Instagram, ai ndau me fansat se ka probleme me shëndet.

Në një foto të publikuar nga vetë ai, lë të kuptohet se është i shtrirë teksa merr infuzion, ku ka shkruar “Ditë e sëmurë. Urime Viti i Ri.”

Ai nuk ka bërë të ditur arsyet pse u shtri në spital. Si duket, angazhimet e shumta në studio, koncerte dhe punë humanitare kanë shteruar energjinë e reperit. Asgjë që pak elektrolite nuk mund të rregullojnë!

Gjendja nuk duket të jetë serioze dhe reperi do kthehet shpejtë në këmbët e veta, për të filluar me koncerte prej 11 janarit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm