Në moshën 47 vjeçare, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

By

Cameron Diaz dhe Benji Madden janë prindër të rinj.

Çifti ndau lajmin e lumtur në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram me të njëjtin postim.

“Gëzuar Vitin e Ri nga Maddens! Ne jemi aq të lumtur, bekuar dhe mirënjohës për të filluar këtë dekadë të re duke njoftuar lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden,” lexohet në shënimin e tyre. “Ajo ka marrë menjëherë zemrat tona dhe ka kompletuar familjen tonë.”

Diaz dhe Madden, të cilët zakonisht shmangin vëmendjen publikut, gjithashtu planifikojnë të jenë shumë privatë në lidhje me anëtarin e ri të familjes së tyre.

“Ndërsa ne jemi të kënaqur të ndajmë këtë lajm, ne gjithashtu ndiejmë një instinkt të fortë për të mbrojtur privatësinë e vogëlushes tonë”, ndanë çifti. “Pra, ne nuk do të postojmë fotografi ose të ndajmë ndonjë detaj më shumë, përveç faktit se ajo është me të vërtetë e lezetshme!”

Aktorja dhe anëtari i grupit Good Charlotte u martuan në vitin 2015, dhe Cameron Diaz solli vajzën në jetë në moshën 47 vjeçare.

Artikuj të ngjashëm