Ditë më parë Prive, raportoi për blerjen e shtrenjtë të Mozzik dhe Loredanës këto ditët e fundit, që ka të bëjë me një makinë super luksoze.
Bëhet fjalë për një veture luksoze, që ai ia ka shtuar së fundmi koleksionit të tij. Është fjala për automjetin e tipit ‘Mercedes-AMG S 63 4MATIC+ Coupe’, çmimi i së cilës sillet rreth 170.000 dollarë (150.000 euro).
“Mirë se vjen në shtëpi”, ka shkruar ai, teksa e ka prezantuar veturën në rrjetet sociale.
E kjo veturë u prezantua për publikun pasi që erdhi në fuqi urdhri që llogatitë bankare të ciftit të bllokoheshin. Gjykata e Kantonit të Luzernit ka bërë të ditur se zyra e Prokurorit Publik ia ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare, këngëtares kosovare Loredana Zefi. Si duket reperja i qëndron besnike motos së saj “Një buzëqeshje miliona dollarësh”.
Është mediumi zviceran “Zentraplus.ch“, ai që ka bërë të ditur lajmin, ku ka treguar se ky vendim është marrë për shkak se pasuria e Loredanës është e dyshimtë sipas autoriteteve zvicerane. Zakonisht, autoritetet e përdorin këtë mënyrë kur ekziston dyshimi se paratë në llogaritë e tyre vijnë nga një krim.
Blerja e kësaj makine super luksoze ka shqetësuar tej mase gruan viktimë të përfshirë në këtë aferë duke thënë, “Ne jetojmë në varfëri kurse Loredana tani ka tri vetura. Kjo gjë po më thyen zemrën.”
Burimi: Blick.ch