Javën e kaluar, Mozzik dhe Loredana u bënë prindër të një vajze e cila quhet Hana.
Loredana lindi fëmijën e saj të parë pasi një lidhje të gjatë me reperin me të cilin thuhet se është martuar fshehurazi.
Pak pasi u bënë prindër, artistët kanë vendosur të rikthehen me koncerte pas një kohe të gjatë pa performanca.
Të dy kanë arritur në Prishtinë pasi sonte do të këndojnë në njërin prej klubeve më të mëdha në qytetin e Ferizajt.
Pas këtij koncerti, të dy do të kthehen në Zvicër për një koncert tjetër atje.
Me sa duket, vajza e tyre i bëri më energjik artistët të cilët kanë krijuar famë të madhe bashkë./Prive.al