Përvjetori i 104-të i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nuk do kalojë në mënyrë të rëndomtë në Klan Kosova.
Krahas ‘veshjes’ kuq e zi dhe një skeme programore më të veçantë, transformim do ketë edhe në emisionin NIN që tashmë e ka shndërruar në traditë shënimin e datave të veçanta në kalendar.
Valle e muzikë shqipe nën shoqërinë e muzikës nga Motrat Mustafa do t’iu përcjellin nesër me fillim nga ora 21:40 ku krahas këngës e valleve do pasojë edhe një intervistë në studio me këngëtaret e mirënjohura.
Ndiqeni…