Pak kohë më parë në media bëri bujë dhuna ndaj Klea Prengës e cila u bë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ku shkaku ishte partneri. Pas dhunës kanë qenë të shumta reagimet, ndonse motrat Berisha janë larguar pa adresë.
Klea ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Insta ku kërkon që autoritetet të reagojnë për kapjen e motrave Berisha. Gjithashtu ajo thekson se partneri i saj ka qenë i ndarë nga Mariela në kohën që kanë qenë në lidhje bashkë.