Motra e Demi Lovato humbi fëmijën e saj gjatë lindjes.
Lajmin Madison De La Garcia e ka ndarë me miqtë e saj në Instagram, duke zbuluar se fëmija i saj i parë me Ryan Mitchell vdiq gjatë lindjes, menjëherë pasi iu nënshtrua një operacioni cezarian.
“Në pasditen e 27 shtatorit, pas një seksioni urgjent, Ryan dhe unë mbajtëm vajzën tonë për herë të parë dhe të fundit. Faleminderit Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan vajza ime e ëmbël”, ka shkruar motra e saj Demi Lovato në postimin e saj.
“Të dua shumë Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Unë do të jem tezja jote përgjithmonë. U prehsh në paqe mbesa ime e përsosur, Xiomara. Unë jam shumë mirënjohës që ju mbajta. Unë do të jem përgjithmonë tezja jote“, shtoi ajo.