U nis mbarë në fillim me bashkëpunimin ‘Scared to be Lonely’ me Martin Garrix për të vazhduar me publikimin e albumit të parë, ngjitjes në majë të top listës britanike dhe një turi të pandalshëm të koncerteve.
E gjithë ky proces duket se ka pasur impaktin e tij për krijimin e lidhjeve të reja të bashkëpunimit edhe për babain e Duas, Dukagjinin i cili njëherësh merret me menaxhimin e karrierës së këngëtares.
Besoni ose jo, Dukagjini ka pranuar një dhuratë nga hiq më pak se Scooter Braun, menaxheri i Justin Bieber nga fillimi i karrierës si 12 vjeçar me videot në Youtube.
Përmes një postimi, Lipa ka falemnderuar Braun per dhuratën – një palë shorce nga koleksioni ‘Tour’ i Bieber.
Provat mbi kontaktet tashmë dihen! Mos u çuditni nëse shpejt mund të dëgjojmë mbi një bashkëpunim mes këngëtares me origjinë nga Kosova dhe super-yllit botëror (kur ky i fundit të ndajë mendjen mes muzikës dhe fesë së përmendur së fundmi). /Prive.al/