Mos e humbisni, pas pak Alaudini dhe Jonida futen në BBVK

By

Kjo ishte java ku banorët nuk duhet të reagojnë as edhe pak për personat e jashtëm që hynë në shtëpi.

E gjitha nisi me Spiderman i cili shkaktoi jo pak tollovi në shtëpi, dhe pas tij edhe një grumbull njerëzish që kthyen gjithë shtëpinë mbrapsht – dhe banorët nuk duhej të reagonin aspak!

Por, sfida për banorët nuk ka përfunduar sepse ata do të kenë dy mysafirë të rinj.

Bëhet fjalë për Jonidën dhe Alaudinin, dy prezantuesit qe do të futen në shtëpi dhe banorët nuk duhet të reagojnë.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm