Mos e humbisni: Kënga e njohur shqiptare vjen remake nga ADX e Valon Bytyqi

By

Kur kemi filluar t’i harrojmë këngët shqiptare, janë artistët si ADX e Valon Bytyqi që po na i sjellin në vëmendje përmes përpunimit të tyre dhe përshtatjes në ritme moderne.

Kështu kanë vendosur të veprojnë këngëtarët që sonte kanë publikuar projektin e përbashkët ‘Fustani’.

Kënga është punuar tek Bini në Diez Production kurse ADX & Fadil Topalli janë përkujdesur për tekstin.

Urban Graphics është produksioni të cilit i është besuar puna për vizuelizimin e ‘Fustanit’ që duket se do jetë një prej këngëve që do na shoqëroj gjatë muajve të nxehtë.

Djemtë po shihet se kanë bërë punë të mirë duke ‘goditur’ në shenjë në ritëm, tekst, e videoklip. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm