Ish Miss Kosova e njëherit edhe këngëtarja e njohur Morena Taraku ditë më parë kaloi disa javë në Turqi.
E gjatë qëndrimit të saj ajo u pa mjaft e angazhuar si me punë ashtu edhe me hobin e saj shopping-un duke lënë anash për pak kohë profesionin e këngëtares.
Por me tu kthyer në vendlindje duket se Morena nuk do të qëndrojë duarkryq pasi që ajo sot u pa në një studio muzikore teksa ka filluar punë për projektin e ri.
Kujtojmë se kënga e saj e fundit ishte lansuar pothuajse një vit më parë e bëhet fjalë për projektin ‘Lule’ i cili njëherit ishte dedikim për nënën e saj të ndjerë.
Rikthimin e këngëtares po e presin me padurim fansat e saj të cilët janë të shumtë në numër. /Prive.al/