Morena lë pa fjalë me fotot nga Maldivet

By

Destinacioni, tashmë i shndërruar në paralelin e Ulqinit për figurat publike, Maldive, ditëve që lamë pas ka ‘pritur’ një tjetër këngëtare shqiptare.

Ka qenë Morena Taraku ajo që ka marrë rrugë drejt ishujve përrallorë për disa ditë pushimesh.

Normalisht, nuk dihet se me kë shoqërohet bukuroshja në këto pushime mirëpo nëse jo me personin që po i qëndron krah, Taraku vëmendjen e ka marrë me diçka tjetër!

Fotot e shpeshta që po poston në rrjete sociale kanë lënë pa fjalë për linjat trupore të shkëlqyera të Morenës, me theks të veçantë tek të pasmet e formësuara.

Duket që orët e panumërta në fitness, që nuk përjashtohen as gjatë pushimeve e kanë bërë të veten për ish-Miss Kosovën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm