Morena, çfarë iu ke bërë kështu buzëve? (FOTO)

By

Dikur ishte një vajzë e thjeshtë, por sërish e bukur dhe kishte zënë vendin e parë në garën e bukurisë Miss Kosova në vitin 2008.

Por Morena Taraku, filloi të pësoje ndryshime drastike në fytyrën e saj, duke bërë ndërhyrje estetike dhe ajo gjë është e qartë nëse merr vetëm një fotografi të re dhe e krahason me ato të para disa viteve.

Fryerja e buzëve me teknikat e reja estetike, është bërë trend, por Morena Taraku ka tejkaluar paksa limitet.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën madhësia e buzëve të saj, nuk përkon me format e vijat e fytyrës së këngëtares e modeles kosovare.

Edhepse fotografia është realizuar me filtra të Snapchat, efekti janë vetëm syzet dhe ca ngjyra në fytyrë, por jo zmadhimi i buzëve në atë formë. Morena ka ato buzë në të vërtetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm