MOMO – Kafiteria më e re në kryeqytet (FOTO)

By

Kryeqyteti i Kosovës, njihet për jetën e natës…sidomos për kafiteritë e shumta që ka.

Për ta bërë edhe më të veçantë Prishtinën dhe akoma më të zhurmshme, është hapur një kafiteri e re me emrin MOMO me lokacion në rrugën B.

Hapja solemne është bërë mbrëmë ku të pranishëm ishin shumë njerëz, në mesin e tyre edhe shumë të famshëm. Disa prej tyre janë: Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, Lumi B, Majk me të dashurën e re, Onat, Cozman, DJ Jungle, DJ Flow, Alaudin Hamiti, Liberta Spahiu dhe shumë të tjerë.

Pronari i këtij lounge, brenda të cilit ofrohen shërbime të ndryshme, si pije e ushqime, është Dekorim Sahiti i cili është edhe menaxheri kryesor i Babastars.

MOMO do të jetë në dispozicion edhe natën, kur të rinjtë dalin për të festuar ndonjë ditë të veçantë apo thjesht për ta pirë një gotë.

Prive ishte e pranishme në hapje dhe realizoi disa fotografi brenda lokalit ku gjithçka dukej perfekte dhe ndryshe.

Ju ftojmë t’i shihni imazhet e mëposhtme dhe iu sugjerojmë ta vizitoni.

Artikuj të ngjashëm