Ka që pesë muaj që është bërë nënë për herë të parë dhe e tërë qenia e saj, është përkushtuar tek e bija që ka një emër shumë të veçantë Khloe.
Këngëtarja e famshme shqiptare, Zaimina Vasjari, ka publikuar më parë edhe fotografi të vogëlushes kur ishte ende pak ditëshe në këtë botë, ndërsa tani ka filluar edhe komunikimin fizik me të.
Khloe e ka shtrënguar dorën e Zaiminës, duke bërë kështu një gjest që shumë foshnja të kësaj moshe bëjnë.
Kjo e ka emocionuar pa masë këngëtaren e cila ka publikuar videon plot dashuri, duke e emërtuar si: “shtrëngimi më i mirë në botë”. /Prive.al