Momenti kur Stresi e Vedati fikin dritat e shtëpisë më të famshme në vend

By

Dy konkurrentët finalistë, Vedat Bajrami dhe Stresi janë ftuar nga moderatorët e Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi që të marrin pjesë në fikjen e dritave të shtëpisë më të ndjekur që prej 5 dhjetorit.

Dyshja, janë përshëndetur me hapësirat ku kanë kaluar një kohë bukur të gjatë, një shtëpi e mbushur me kujtime nga më të ndryshmet përgjatë aventurës televizive të ‘nysave’.

Duke shkuar në hapësirat e studios nga ku po mbahet spektakli i natës finale, Vedati dhe Stresi janë pritur nga ekipi teknik i BBVK-së si dhe salla e mbushur me telespektatorë.

Artikuj të ngjashëm