Rrugët e baret bosh, finalja e Big Brother VIP Kosova mbërthen Kosovën para ekranit!

By

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe Big Brother VIP Kosova dhe si përherë surprizat ishin të shumta në numër, derisa i njëjti u përcoll nga një audiencë e gjerë duke thyer kështu çdo rekord shikueshmërie.

Surpriza të mëdha, emocione të forta, të papritura nga Vëllai i Madh, pati mbrëmë në spektaklin që mbajti të mbërthyer para ekranit audiencën rekorde të Big Brother VIP Kosova.

Impakti i spektaklit është vërejtur edhe në rrjete sociale.

Në disa postime ku shihet qendra më e madhe në Prishtinë bosh, të shumtë kanë qenë ata që kanë komentuar se ky është efekti i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova, ku fitues i edicionit të parë u shpall Stresi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm