Momenti kur Labi thoshte se do garojë për kryetar të Ferizajt

By

Në janar të vitit 2016-të, në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, i ftuar për të folur rreth veprimtarisë së tij filantrope, këngëtari ferizajas Labinot Tahiri – Labi, pati thënë se do i hyjë politikës.

Ndonëse më herët ishte përfolur për hyrjen e tij në politikë, në NIN ai e pati konfirmuar vet për herë të parë, që do të kandidojë për kryetar të Komunës së Ferizajt.

Më pas, Labi e zyrtarizoi edhe kandidimin e tij në AKR, garoi për deputet dhe sipas të gjitha gjasave, ndonëse Komisioni Qendror Zgjedhor ende nuk i ka certifikuar rezultatet, ai do të jetë deputet.

“Me emër të zotit do të kandidojë për kryetar të komunës së Ferizajt. Edhe Kosovën mund ta bëjmë Europë, vetëm duhet punuar”, pati thënë Labi në NIN, i pyetur se a do të hyjë në politikë. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm