Aktorja e njohur, Yllka Gashi, e cila për vite të tëra luajti rolin e Zanës në serialin ‘Familja Moderne’ ka vite që është shpërngulur për të jetuar në SHBA.
Qëndrimi i saj në këtë shtet po del të jetë mjaft i bukur pasi që pranë akores janë sigurisht më të dashurit e saj, familja.
Nga martesa e saj, Yllka gëzon edhe një vajzë me të cilën kalon pothuajse momentet më të mira atje.
Njejt ka ndodhur edhe ditën e sotme teksa përmes Instagramit, aktorja ka publikuar një fotografi e cila shfaqte atë dhe bijën në një moment mjaft të ëmbël. /Prive.al/