Dy yjet e muzikës Beyonce dhe Jay Z mund të duken si dy prindërit më cool në botë, mirëpo kjo s’do të thotë që ata nuk e turpërojnë vajzën e tyre.
Blue Ivy, e bija gjashtë vjeçare e çiftit të famshëm, i ka urdhëruar prindërit e saj që të ndalonin duartrokitjet gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy këtë të diele.
Me një nonshalancë dhe me një gjest duarsh që thoshte qetësoheni, ajo u ka kërkuar prindërve të saj që të mos duartrokasin.
Klipi nga momenti kur Blue Ivy i qetëson prindërit e saj gjatë fjalimit të këngëtares kubaneze Camila Cabello, është vërë virale dhe qysh tash Blue Ivy ka fansat e saj. /Prive.al