Sara Kolami moderatore e njohur në ekranet shqiptare, ka zbuluar së fundmi se i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike.
Ajo tha se një gjë të tillë po e ëndërronte që kur ishte e vogël. Në fakt, në moshën 5 vjeçare ajo pësoi një aksident që i la dëmtime të mëdha në hundë, dhe qysh e vogël iu nënshtrua një operimi të vështirë.
Me rekomandimin e mjekut të saj, ajo do të priste moshën madhore në mënyrë që të bënte një ndërhyrje të dytë.
Në një postim në Instagram, ajo publikoi imazhe para e pas të hundës së saj, ku shkruan:
“Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!
Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.
Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.
Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje, por nuk mund ta merja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!” /Prive.al